Bonucci zbulon fajtorin e humbjes nga Lazio (FOTO)

Leonardo Bonucci ka reaguar pas humbjes nga Lazio me rezultat 4:1.

Sport

10/09/2017 19:30

Leonardo Bonucci ka dalë para medieve për të folur pas humbjes nga Lazio me rezultat 4:1.

Kapiteni i Milanit ka fajësuar reagimin e ekipit pas golit të epërsisë së vendasve për disfatën e pësuar.

“Nuk e kemi dhënë më të mirën nga vetja, si kur ishim në posedim të topit si kur nuk e kishim”, deklaroi Bonucci për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Duhet të zhvillohemi, kemi hyrë në konfuzion në rastin e parë të krijuar nga Lazio, na mungon ende diçka”, u shpreh ai. /Lajmi.net/