Bonucci refuzoi top klubin e pasur evropian për rikthim në Juventus

Leonardo Bonucci kishte ofertë të pasur nga Franca para rikthimit në Juventus.

Sport

15/09/2018 10:09

Leonardo Bonucci e kërkoi me çdo kusht rikthimin në Juventus.

Ai e dëshmoi me fjalë në konferencën e prezantimit por e ka bërë edhe me fakte, duke kërkuar nga Milan ta lirojë rikthimin e tij në Torino.

Por, ka edhe më tepër. “Calciomercato” shkruan se Bonucci refuzoi interesimin nga Paris Saint-Germain për rikthim në Juventus.

I kërkuar me ngulm nga klubi i pasur nga Ligue 1, Bonucci po ashtu kishte ofertë për pagë prej 6.5 milionë euro në sezon në Paris, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, mbrojtësi i Kombëtares italiane e kishte vetëm një gjë në mendje, rikthimin në Juventus. /Lajmi.net/