Bonucci – Real Madrid, frikë e madhe për tifozët e Milanit

Real Madrid ka shfaqur interesim për transferimin e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

Sport

28/11/2017 13:41

Real Madrid kërkon një përforcim të ri nga Milan.

Diario Gol raporton se klubi i madh spanjoll ka shfaqur interesim për transferimin e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

Reprezentuesi italian nuk e ka filluar mirë aventurën e tij te “Rossonerët” pas transferimit nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Los Blancos” dëshirojnë transferimin e tij në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/