Bonucci pas barazimit me Beneventon: Kurrë nuk kam parë një ndeshje të tillë

Kapiteni i Milan-it, Leonardo Bonucci, ka folur për “Sky Sport” për barazimin 2:2 me Beneventon.

Sport

03/12/2017 21:00

Skuadra e fundit në Serie A, ka arritur që në minutën e 95’ të siguroi një pikë ndaj Milanit, me golin e shënuar nga portieri Brignoli.

Mbrojtësi italian ka thënë si ai ka edhe shumë të tjerë që mund të thonë se kurrë nuk kanë parë një ndeshje të tillë, por se portieri i skuadrës vendase meriton komplimente për golin.

“Besoj se janë të shumtë ata që mund të thonë se nuk kishin parë kurrë një ndeshje që është mbyllur në atë mënyrë. Brignoli meriton komplimente, sepse ka bërë një gol të madh”, ka thënë mbrojtësi italian./Lajmi.net/