Bonucci nuk mjafton, Milan kërkon përforcimin e madh nga Barcelona (FOTO)

Milan kërkon një përforcim të madh nga Barcelona.

Merkato

15/07/2017 14:07

Milan vazhdon të kërkojë përforcime.

Pas blerjes së Leonardo Bonuccit nga Juventus, klubi milanez kërkon një përforcim të madh nga Barcelona.

“Don Balon” shkruan se “Rossonerët” janë të interesuar për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Rakitic, përcjell “lajmi.net”.

Largimi i Rakitic nga Barcelona është i lidhur me ardhjen e mundshme të italianit Marco Verratti nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/