Bonucci: Nuk e dua këtë ekip në shortin e Ligës së Kampionëve

Leonardo Bonucci ka një skuadër me të cilën nuk dëshiron të takohet në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/03/2017 15:20

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka një skuadër me të cilën nuk dëshiron të takohet në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Ai thotë se nuk do ta pëlqente ballafaqimin me Bayern Munichun.

“Shorti? Nëse më duhet të zgjedh se me cilin ekip të mos takohemi do të them Bayern Munich sepse është ekip i kompletuar”, deklaroi ai për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Kurse, ekipi që më entuziazmon më shumë është Barcelona. Ka bërë një rikthim të madh dhe është stimulim i madh të ndesheni me ekipin që ju ka mposhtur në finale dy vjet më parë”, theksoi Bonucci. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6