Bonucci me deklaratë befasuese për rikthimin te Juventusi

Leonardo Bonucci është deklaruar për kohën që po kalon te Juventusi.

Sport

04/10/2018 14:12

Mbrojtësi italian u rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’ në afatin e verës, pas një transferimi të befasishëm te Milani.

“Ky është Juventusi më i fort dhe më me karakter që kam njohur deri më tani”, ka thënë fillimisht Bonmucci, përcjell “lajmi.net”.

“Kam luajtur edhe vitet e kaluar këtu, por që mund të them se kjo skuadër mund të arrijë triumfin që të gjithë e ëndërrojmë”.

“Ne jemi duke punuar shumë që kjo gjë të ndodh, andaj nuk do të ndalemi në qëllimet tona”, ka thënë më tej mbrojtësi italian. /Lajmi.net/