Bonucci kritikon tifozët

Juventusi është duke e përjetuar njërin prej starteve më të këqija të kampionatit në Itali pasi në tre ndeshje ka marrë vetëm një pikë dhe kjo nuk u ka pëlqyer aspak fansave të 'zonjës së vjetër'.

Sport

13/09/2015 14:33

Leonardo Bonnuci i ka kritikuar tifozët të cilët i kanë vërshëllyer lojtarët pas barazimit me Chievon, transmeton Sportal.

“Është e lehtë të vish në stadium dhe të duartrokasësh ekipin kur fiton. Në rast humbjesh vijnë protestat. Presim të kemi mbështetjen tuaj si në të mirë ashtu edhe në të keqe, pasi nëse “çalojmë” në një sfidë, nuk do të thotë që jemi të mbaruar. Gjithsesi ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Kundër Mançester Sitit do të japim më të mirë tonë. Forca Juventus!”, ka shkruar italiani në twitter.

Përveç Bonuccit, pas ndeshjes tifozëve iu drejtua edhe portiere Bufon.