Bonucci kërkohet nga Real Madrid e Barcelona, ja vendimi i Milanit

Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Milan.

Sport

10/02/2018 13:18

Leonardo Bonucci vazhdon të jetë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Milan.

Kapiteni i “Rossonerëve” ka zgjuar interesim nga Real Madrid e Barcelona.

Por, trajneri Gennaro Gattuso ka marrë një vendim për statusin e kapitenit të “Rossonerëve”.

“Bonucci mbetet në San Siro”, theksoi Gattuso për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Përkundër sezonit të komplikuar të Milanit, Bonucci vazhdon të jetë një prej mbrojtësve më të vlerësuar në futbollin evropian. /Lajmi.net/