Bonucci: Ja çfarë iu thash bashklojtarëve para ndeshjes me Shkëndijën

Leonardo Bonucci ka folur pas ndeshjes Milan-Shkëndija.

Sport

17/08/2017 23:57

Mbrojtësi ka shprehur emocionet e ndeshjes së parë me kuqezinjtë.

“Ishte një emocion i madh, sidomos në minutat e para. Ekipi bëri një punë të madhe dhe arriti një fitore shumë të rëndësishme, që na bën ta shikojmë të ardhmen me qetësi”, deklaroi Bonucci, përcjellë “Lajmi.net”.

“Çfarë iu thash shokëve pas ndeshjes? Iu thash që nuk ka kundërshtarë të lehtë dhe se duhet të zbresim gjithmonë në fushë për të fituar”, shtoi Bonucci.

I pyetur në fund për Juventusin, Bonucci tha që Milanit i duhet shumë punë për të mbërritur nivelin e Juves, por po ashtu theksoi që kampionët italianë kanë nisur t’i frikësohen Milanit. /Lajmi.net/