Bonucci i befasuar që nuk starton ndaj Milanit

Leonardo Bonucci është ndier i befasuar që nuk do të startoj ndaj Milanit.

Sport

11/11/2018 20:24

Juventus do të përballet sonte me Mianin në ‘San Siro’ në ora 20:30, në xhiron e 12-të në Serie A.

“Të jem i sinqertë, jam befasuar kur trajneri më tha që nuk do të startoj në ndeshje”, tha mbrojtësi italian për ‘Sky Sport Italia’, përcjell “lajmi.net”.

“Sidoqoftë, është një vendim për rotacion në skuadër, pasi që kam luajtur nëntë ndeshje rresht.

“Do të isha i lumtur po të luaja 10 apo 11 ndeshje rresht, por janë 60 ndeshje në sezon”, ka shtuar më tej Bonucci. /Lajmi.net/