Bontoni pranë tryezës

Shpeshherë kur vizitohen restaurantet luksoze kërkohet edhe që të kemi një mënyrë më të veqantë prej pozitës se si ulemi e deri te mënyra si hamë.

 

 

Lifestyle

10/06/2014 00:07

Janë disa vende dhe gjëra të cilat kërkojnë disa rregulla mirësjelljeje të cilat do na përfaqësonin neve si individ të integruar shumë mirë në shoqëri. Disa nga këto rregulla janë ato të Bontonit, rregulla të cilat na mësojnë si të sillemi në situata dhe vende të ndryshme.

*Në të gjitha restaurantet  të cilat konsiderohen më luksoze  dhe ku përdoren ushqimet njëri pas tjetrin me radhë servohet edhe një komplet me enë, së paku 3 gotë, 2 pajata dhe pecetat.

 *Sapo të uleni pranë tryezës pecetën e vendosni mbi gjunjë. Peceta shërben si mbrojtës kundër ushqimeve që mund të pikojnë ose të derdhen aksidentalisht, pecetë kjo e cila përdoret nga të dyja gjinitë.

 *Secila gjellë apo ushqim të cilin do porosisni ta konsumoni kërkon lugën dhe pirunin e veqantë andaj për paragjella merrni lugën dhe pirunin i cili është i vendosur i pari nga ana e jashtme.

 *Njësoj ndodh edhe me përdorimin e gotave. Gota e parë nga ana e djathë  i dedikohet pijes me të cilën hapet darka. E dyta është gota për verë, varësisht a është e kuqe apo e bardhë. Gotat tjera përdoren për të pirë ujë ose eventualisht ndonjë pije tjetër që porosisni.

 *Gjatë darkës duhet kujdesur për pozitën e thikës dhe pirunit në pjatë. Nëse vendosim të pushojmë pak atëherë piruni dhe thika lihen në pjatë, porse nuk kryqëzohen. Kjo pozitë sipas Bontonit thotë që ju jeni ende duke ngrënë. Kryqëzimi i thikës dhe pirunit mbi pjatë tregon se keni përfunduar ushqimin.

 *Pas përfundimit të darkës peceta lihet mbi tavolinë pranë pjatës dhe në rast se gjatë darkës  shkoni në toalet peceta lihet në karrige. Para se të largoheni nga tavolina shtyni karrigën lehtë për të dalë dhe kthejeni përsëri ashtu si e keni gjetur.