Bonaventura i Milanit

Milan nuk ndalet. Pas dështimit të transferimit të Biabiany, kuqezinjtë kanë transferuar mesfushorin ofanziv të Atalantas, Giacomo Bonaventura.

Sport

01/09/2014 22:59

Ky transfer është edhe më “i ëmbël” për tifozët e Milanit, për faktin se sot ai lidhej gjithë ditën me një kalim tek Inter.

Transferimi i tij është konfirmuar nga Sky Italia, me foto gjatë nënshkrimit të kontratës me Gallianin.

Kostoja e marrëveshjes ka qenë 7 milionë euro, fonde që Milan i ka siguruar pasi e ka shitur të riun Cristante tek Benfica për 6 milionë euro.