Bon Jovi koncert në Tiranë më 14 mars (FOTO)

Rok-grupi Bon Jovi do të performojnë në Tiranë më datën 14 mars.

ShowBiz

25/02/2016 21:27

Grupi i njohur amerikan i rrokut do të vijë në Tiranë më 14 Mars. Eventi i lajmëruar, parashikon performancën e Bon Jovit në mbrëmjen e 14 marsit, ora 20.00.

Vendi dhe data e zgjedhur janë shumë domethënëse sepse koncerti do të zhvillohet në stadiumin ‘Qemal Stafa’, një ditë para rikonstruktimit të tij. Kujtimet e të gjithë atyre që kanë qenë në Qemal Stafa do të finalizohen me një koncert rroku.

Në ngjarjen e krijuar në internet shkruhet “Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë në Shqipëri për të festuar Ditën e Verës. Këtë vit, Bashkia Tiranë në bashkëpunim me G.A Tirana Events, sjellin bandën e famshme Bon Jovi në Stadiumin “Qemal Stafa”. Le të jetë kjo natë pra një festë muzike, si dhe një kujtim i bukur”.

Ardhjen e grupit të njohur të rrokut në Tiranë mundësohet nga Bashkia Tiranë, Banka Kombëtare Tregtare, Digitalb, Vodafone, Classic Volkswagen, Peroni. Ndërkohë që, sa i përket biletave, informacioni do të bëhet ditur të hënën.

bonjovi

YouTube player