“Bon Bone” projekti më i ri nga Çiljeta dhe Alar Band

Ditë më parë Çiljeta Xhilaga kishte paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

ShowBiz

16/08/2018 19:31

Pritjes së fansave të saj tashmë i erdhi fundi, ngase Çiljeta sapo ka publikuar këngën më të re në duet me Alar Band, shkruan lajmi.net.

Kënga është plot ritëm, ndërsa Çili dhe Alar Band ia kanë shoqëruar edhe videoklipin.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Klea Huta, për muzikën Elgit Doda, ndërsa Mix-masterin, Maringlen Boja.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin “Bon Bone” nga Çiljeta Xhilaga dhe Alar Band. /Lajmi.net/

YouTube player