Bombë para derës së revistës pro islamike Adimlar, vritet një gazetar

Së paku një person është vrarë në Stamboll ndërsa tre janë plagosur, në shpërthimin e një bombe para redaksisë së revistës proislamike “Adimlar” në Stamboll, ka thënë sot policia turke.

Bota

26/03/2015 12:48

Bomba është vendosur para derës së redaksisë, e cila gjendet në katin e tretë të ndërtesës, ndërsa është aktivizuar mbrëmë kur është hapur dera.

Në sulm është vrarë gazetari kësaj reviste që del një herë në muaj e afërt me një organizatë turke militante islamike, Unsal Zor(45) transmeton AP.

Motivi dhe akterët e këtij sulmi, tani për tani, nuk dihen dhe askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.