‘Bombë’ nga Italia: Lamtumirë Allegri?

Massimiliano Allegri mund të vendos të braktis Shoqatën e Trajnerëve në Itali.

Sport

18/11/2017 12:41

Massimiliano Allegri është i gatshëm të largohet nga Shoqata e Trajnerëve të Italisë.

Srategu kampion nga Serie A me Juventusin nuk pëlqen qëndrimin e presidentit Renzo Ulivieri i cili ka mbështetur presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Carlo Tavecchio.

Andaj, mediat italiane raportojnë se në shenjë pakënaqësie, Allegri mund të vendos të braktis Shoqatën, përcjell “lajmi.net”.

Italia dështoi të kualifikohet për në “Kampionatin botëror 2018” por Tavecchio ka paralajmëruar se planifikon të vazhdojë postin duke mos u e konsideruar veten përgjegjës për dështimin. /Lajmi.net/