“Bombë” nga Atletico, afër të transferojë super sulmuesin

Lajmi i fundit nga Atletico Madrid është një bombë për merkaton e ardhshme.

Sport

12/10/2018 20:38

Skuadra spanjolle ka në radarin e saj super sulmuesin e PSG, Cavani.

Sipas “Sport”, Diego Simeone, është afër ta bind sulmuesin të bashkohet me Atleticon.

Kujtojmë se kontrata e tij me PSG skadon në fund të këtij sezoni dhe kjo lehtëson punën e madrilenëve.

Për transferimin e tij, Atletico duhet të shpenzojë më shumë se 60 milionë euro. /Lajmi.net/