“Bombë” në NBA: LeBron nënshkruan me Lakers

Lajme "bombastike" nga SHBA-të.

Sport

02/07/2018 08:14

Skena e basketbollit amerikan nga sonte do të jetë krejt ndryshe.

Kjo pasi LeBron James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e dytë më të trofeshëm, Los Angeles Lakers.

ESPN konfirmon se tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet zyrtarizimi nga klubi kalifornian.

Mbreti do të përfitojë 154 milionë dollarë për katër vitet e ardhshme.