Bombë në kongresin e FIFA-së

Policia në Zurich ka evakuuar anëtarët e FIFA-së nga kongresi i sotëm pas informacioneve për një mjet shpërthyes në sallë. Por, ata janë rikthyer në takim.

Sport

29/05/2015 14:15

Policia në Zurich është duke hetuar alarmin për një mjet shpërthyes në kongresin e FIFA-së ku Sepp Blatter është duke u sfiduar nga Prince Ali Bin-Al-Hussein për postin e presidentit.

Mediat zvicerane kanë bërë të ditur se policia u paralajmërua për rrezikun rreth orës 11, ka njoftuar zëdhënësi, Marco Cortesi.

Anëtarët e FIFA-së, u evakuuan nga salla kryesore por janë lejuar të rikthehen në të pasi policia e kontrolloi arenën dhe konkludoi se bëhej fjalë për alarm të rrejshëm.