‘Bombardon’ Milan, dy super transferime vijnë në janar

Dy emra të mëdhenj mund t’i bashkohen Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

01/12/2018 10:42

Afati kalimtar i janarit mund të sjellë emra të rinj në skuadrën e Gennaro Gattusos.

Tuttosport shkruan se drejtori sportiv Leonardo, po punon për finalizimin e dy transferimeve.

Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic dhe mesfushorin Cesc Fabregas, përcjell ‘lajmi.net’.

Ibrahimovic do t’i bashkohet Milanit nga LA Galaxy për gjashtë muaj, ndërsa Fabregas nga Chelsea, tek e cila skuadër ka hyrë në muajt e fundit të kontratës./Lajmi.net/