Bombardimet në Siri, reagon edhe Turqia

Shteti i Turqisë ka reaguar pas sulmeve nga Amerika dhe aleatëve tjerë në Siri.

Bota

14/04/2018 08:05

Në një deklaratë të shkurtër ata kanë përkrahuar sulmin në Siri.

“Operacioni i nisur nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kundër regjimit sirian është reagimi i duhur”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net

Sulmet në Siri kanë nisur të shtunën pas mesnatës, pasi regjimi i Assadit kishte përdorur armët kimike. /Lajmi.net/