‘Bomba’ ruse me sharmin amerikan (Foto)

Tanya Mityushina është një top-modele e lindur në vitin 1993 në qytetin rus, Perm.

ShowBiz

24/07/2016 23:18

Ajo u bë e njohur botërisht pas pozimit për edicionin e sivjetmë të revistës së famshme Sports Illustrated.

Në të kaluarën ka punuar si reklamuese e veshjeve të brendshme të Victoria’s Secret dhe Intimissimi.

Kjo bukuroshe i ka promovuar disa kompani amerikane, ndërsa është shfaqur edhe në filmin e Joseph Gordon-Levitt, “Don Jon”. /Telegrafi/