‘Bomba’ nga Italia, Interi ia rrëmben dy yje Real Madridit

Interi është gati të bëjë dy goditje të menjëhershme nga Real Madrid.

Sport

25/05/2017 23:53

‘Sport Italia’ raporton se Inter është afër mbylljes së marrëveshjes me dy lojtarë të Real Madridit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Pepe dhe yllin kolumbian James Rodriguez.

Pepe është lojtar i lirë dhe Interi mund ta sigurojë pa paguar asnjë qindarkë, të cilit pritet t’i ofrojë kontratë dy vjeçare.

‘Bomba’ do të jetë James Rodriguez, për të cilin Inter duhet t’i paguaj një shumë jo të vogël Real Madrid, ndërsa e cila nuk është bërë nga kjo media.

Inter pritet t’i ofrojë kontratë deri në pesë vite Jamesit, që në vitin 2014 nga Monaco iu bashkua Real Madridit.

Lëvizje në këtë drejtim do të ketë para finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 3 qershor në Kardif, mes Realit dhe Juventusit./Lajmi.net/