Bomba godet ndërtesën, betoni bie në veturë, më pas në skenë dalin dy heronj (Video)

Gjakderdhja më e madhe gjatë luftës civile në Siri ka ndodhur në qytetin që dikur ka qenë krenaria e këtij vendi – Aleppo.

Bota

29/07/2016 00:15

Bombardimet e përditshme në këtë qytet pothuajse e kanë shkatërruar atë dhe civilët të cilët nuk arritën të largohen nga aty dhe e gjejnë vetën në mes zjarrit dhe fraksioneve ndërluftuese.

Edhe pse lufta po zgjat tash e pesë vjet, situata nuk është qetësuar asnjëherë, transmeton lajmi.net.

Në një video që është publikuar nga një organizatë bamirëse me seli në Paris, e cila ndihmon civilët në Siri, shihet se si operativët ndihmojnë civilët e plagosur që janë të shtrirë në tokë dhe janë tërësisht të mbuluar me gjak.

Në video shihet se çfarë ndodh kur një bombë shkatërron një ndërtesë, kur pastaj copëza e betonit “fluturojnë” gjithandej dhe u bien pjesëtarëve të organizatës drejtë në makinën e tyre duke i thyer xhamin e veturës, por edhe duke i lënduar, transmeton lajmi.net.

Edhe pse jeta e tyre ishin në rrezik, edhe pse u plagosën, dy djemtë e kësaj organizate vazhdojnë që në mesin e një tymit dhe pluhurit të madh të gjejnë të plagosurit, e për t’i ndihmuar. Ata gjejnë edhe fëmijë të plagosur.

Aleppo është qytet me rëndësi strategjike në Siri, si për rebelët e ushtrisë së Asadit, ashtu edhe për luftëtarët e Shtetit Islamik. /Lajmi.net/

Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese për persona të caktuar: