“Bomba” e verës: Neymar arrin marrëveshje me gjigantin evropian (FOTO)

Neymar ka arritur marrëveshje me PSG-në për të kaluar në Francë.

Sport

18/07/2017 16:07

Skuadra nga Ligue 1 është pajtuar t’i paguajë klauzolën lojtarit prej 222 milionë euro, për ta bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Lajmi bëhet i ditur nga Esporte Interativo, përcjell lajmi.net.

Sipas kësaj medie ky transferim do të zyrtarizohet në dy javët e ardhshme.

Kalimi i Neymar te PSG, do t’i hapte rrugën Verrattit, për kalim te Barcelona./Lajmi.net/