“Bomba” e The Sun: Kjo do të jetë skuadra e re e Ronaldos

Cristiano Ronaldo do të rikthehet te Manchester United, atje ku bëri hapat më të mëdhenj në zhvillimin e karrierës së tij.

Sport

17/06/2017 18:35

Ky lajm bëhet i ditur nga ‘The Sun’. Tabloidi britanik bën të ditur se 32 vjeçari ka vendosur të rikthehet te Manchester United.

Portugezi sipas medieve në Spanjë ka njoftuar drejtuesit e Real Madridit për largim këtë verë, si pasojë e problemeve të shumta që i janë shfaqur me autoritetet spanjolle, ku akuzohet për ikje nga taksat.

Dorë në rikthimin e Ronaldos te Manchester United, ka ish trajneri Alex Ferguson.

Në këtë operacion ‘Djajtë e Kuq’ mund të fusin edhe portierin Davide de Gea./Lajmi.net/