‘Bomba’ e janarit, Aubameyang transferohet në Kinë

Aubamejang ishte shume pranë Beijing Guoan, për në fund ka zgjedhur Guanzhoun që drejtohet nga italiani Fabio Kanavaro.

Sport

06/01/2018 11:32

Mungon vetëm zyrtarizimi, sulmuesi i Borusia Dortmund, Pier Emerik Aubamejang është shumë pranë transferimit te kinezët e Guangzhou Evegrande.

Plot 72 milionë euro pritet të paguajë klubi nga Kina në arkat e verdhezinjve, për të siguruar shërbimet e yllit nga Gabonit.

Sipas “Sina Sport”, Aubamejang ishte shume pranë Beijing Guoan, për në fund ka zgjedhur Guanzhoun që drejtohet nga italiani Fabio Kanavaro.

Shifra e ofruar nga drejtuesit kinezë duket se ka joshur edhe klubin gjerman. Paga që do të përfitojë sulmuesi pas transferimit në Kinë mbetet ende e panjohur.