‘Bomba e ditës’: Zidane në Premierligë

Zinedine Zidane mund të nis një aventurë të re në Premierligë

Sport

01/06/2018 17:35

Chelsea është e gatshme të flasë me Zinedine Zidanen, për të parë nëse ky i fundit ka interesim për të marrë drejtimin e skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Ikona franceze befasoi të gjithë kur të enjten e kësaj jave njoftoi largimin nga Real Madrid, pak ditë pas triumfit të tretë në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.

‘The Sun’ raporton se Abramovich mund t’ia besojë drejtimin e skuadrës Zidanes, për të pasuar Antonio Conten.

Zidane tani duhet të mendojë nëse do t’i rikthehet menjëherë punës së trajnerit, apo të pushojë për një kohë./Lajmi.net/