‘Bomba’ e ditës: Real Madrid transferon Mauro Icardin

Real Madrid vazhdojnë të mbesin të interesuar për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sport

01/11/2018 13:38

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, mund të largohet nga Serie A, për t’iu bashkuar Real Madridit në La Liga.

‘Don Balon’ raporton se presidenti Florentino Perez është i gatshëm të hedh në treg njërin nga yjet e skuadrës si Gareth Bale, Marco Asensio dhe Karim Benzema për të sjellë një emër të madh në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell ‘lajmi.net’.

Emri më i pëlqyer i Perez është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, që ka pasur vazhdimësi të formës së mirë viteve të fundit.

Sigurisht që Perez goditjen e radhës në tregun e transferimeve do ta bëjë në dakordim të plotë me trajnerin e ri të Real Madridit, që pritet ta emëroj pas dhjetë ditësh./Lajmi.net/