“Bomba” e De Biasit: Këta tre trajner mund të marrin drejtimin e Shqipërisë

Trajneri Gianni de Biasi është vlerësuar sot nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me një çmim mirënjohjeje. Pas ka marrë çmimin, italiani foli për mediat e pranishme duke thënë se tashmë Shqipëria është një kombëtare e kërkuar nga trajnerët të cilët e shohin si një mundësi për t’u reklamuar.

Sport

23/06/2017 18:57

“Presidenti Duka do të bëjë një kërkim të kujdesshëm dhe nuk do të lërë pas dore asnjë detaj. E rëndësishme është që trajneri i ri të jetë një zgjedhje e mirë që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet. E kam ende të nxehtë  telefonin, sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot kuqezinjtë janë një skuadër që u japin mundësinë trajnerëve të reklamohen, sepse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Europianin e ardhshëm dhe janë të shumtë ata që interesohen”, u shpreh De Biazi.

I pyetur për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë, ai zgjodhi të përgjigjej me batutë duke përmendur tre trajnerë italianë të niveleve më të lartë: “Lippi, Capello ose Trapatoni.