“Bomba” e Capital T vjen me këtë datë

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm të estradës shqiptare.

ShowBiz

20/10/2018 17:34

Capital T ditë më parë kishte paralajmëruar një projekt të ri muzikor, por nuk kishte prefuar të zbulojë më shumë detaje rreth tij, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, reperi bëri të ditur që kënga e tij më e re publikohet nesër (e diele), në orën 17:00.

Ai nuk ka zbuluar shumë detaje rreth kësaj kënge, por konfirmoi që titulli i këngës është “Bomba”

Kujtojmë që javët e fundit, Capital T ka qenë shumë aktiv me publikimin e disa videove, me të cilat tregonte se si është një ditë e tij. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpKKZimBgSb/?hl=en&taken-by=truekapo