Boksieri shqiptar: I urrej serbët, por një serb më shpëtoi jetën

Kampioni i Kick Box-it Ismail Keta mbrëmë ishte i ftuar në "Xing me Ermalin" ku foli gjatë rreth karrierës së tij dhe trofeve që ka fituar.

Sport

17/12/2017 10:59

Gjatë emisioni, Ismail Keta iu përgjigj edhe pyetjeve të Facebook-ut.

Një komentuese e pyet kampionin shqiptar nga Bulqiza se si ndihet kur rreh një serb.

Por kjo pyetje zbuloi një histori të trishtë të kampionit i cili pavarësisht se tha se nuk e simpatizon atë popull, deklaroi se jetën sot e ka falë një serbi.

“Unë që jam këtu dhe nuk them dot se e simpatizoj atë komb, kam historinë më të freskët në vitin 2014, kur pata një hemorragji cerebrale.

Kam qenë 10 orë i paralizuar në krahun e majtë dhe unë që sot jetoj dhe jam shumë i lumtur se kam dy fëmijë, jetën e kam prej një serbi.

E kisha mësuar 3 javë më parë që ai ishte serb dhe e kisha distancuar.”-rrëfeu Ismail Keta.