Boks, po afrohet dueli i shekullit

Mediat në Angli kanë raportuar se dueli i shekullit në boks po afron, pasi ai pritet të zhvillohet më 2 maj të këtij viti ndërmjet Floyd Myweather dhe Manny Pacquiao.

Sport

14/02/2015 22:42

Edhe pse nuk është ende zyrtare, mediat në Angli kanë filluar të raportojnë se dueli ndërmjet Myweather dhe Pacquiao do të luhet më 2 maj të këtij viti në Las Vegas.

Kjo përballje ndryshe quhet dhe përballja e shekullit, pasi triumfuesi në fund do të fitojë hiç më pak se 200 milionë euro.

Në ditët në vazhdim, pritet të arrijë dhe lajmi zyrtar sa i përket kësaj përballjeje e cila pritet të thyejë të gjitha rekordet e mundshme sa i përket boksit.