Bojkoti nuk funksionoi

Aleksandar Vulin tha se thirrjet për bojkotim të zgjedhjeve në pjesën veriore nuk kanë pasur sukses. Ai vlerësoi se vendimi eventual për përsëritje të votimit në 4 komunat në Veri do të merret pas qëndrimit të KQZ’së.

Lajme

04/11/2013 16:29

Ministri Serb pa Portofol, Aleksandar Vulin ka deklaruar se thirrja për bojkot të zgjedhjeve nuk ka pasur sukses.

Ai u ka thënë medieve serbe se, pas rezultateve të KQZ’së,  serbët do të dalin me qëndrimin e tyre, eventualisht për përsëritjen e zgjedhjeve.

“Fillimisht do të presim qëndrimin e KQZ’së dhe më pas ne do të marrim një vendim”, ka thënë Vulin.

Ai e ka arsyetuar misionin e OSBE’së duke thënë se kanë një rol shumë të vështirë në Kosovë dhe se Beogradi pret qëndrimin e tyre, duke shtuar se qeveria serbe është në kontakt të vazhdueshëm me këtë mision.