Boja e flokëve mund të shkaktojë kancer

Jemi në muajin tetor, dhe ky është një muaj që përkon me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Lifestyle

19/10/2017 16:45

Ky është një shqetësim që mund të prekë këdo nga ne dhe sigurisht ka pasoja tepër të rënda prandaj do të ishte mirë të njiheshim me të gjithë faktorët e mundshëm që do të ndikonin në rritjen e rrezikut të shfaqjes.

Në lidhje me këtë ekspertët kohët e fundit flasin edhe për rrezikun ndaj përdorimit të bojës së flokëve, e cila na bën të ndihemi më të bukura por jo domosdoshmërisht të jemi edhe të shendetshme.

Cilat do të ishin këshillat e ekspertëve? Ata theksojnë se boja nuk dëmton vetëm flokun por mund të rrisë edhe rrezikun e kancerit të gjirit, prandaj nuk duhet kurrësesi të përdorni boëj në flokët tuaj për më shumë se 6 herë në vit. Këtë alarm e ka hedhur Kefah Mokbel, mjek në “Princess Grace hospital” në Londër.

Zbulimi i bërë është gati i pabesueshëm, dhe sipas të dhënave që ai bashkë me ekipin e tij ka mbledhur, gratë që kanë abuzuar me lyerjen e flokëve kanë qënë më të prekura nga tumori i gjirit. Ata e konsiderojnë gruan që praktikon shpesh bojën, 14% më të rrezikuar se gratë e tjera. Ndërkaq ai këshillon të përdoren gjithmonë bojëra natyrale dhe jo sintetike pasi në këtë rast rreziku do të jetë më i ulët.

Edhe Henne konsiderohet si një produkt i shëndetshëm, duke theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e përdorimit të ngjyrave natyrale. /Lajmi.net/