Boiken Abazi kërkon mobilizim për ta hequr Hashim Thaçin

Sekretari për marrëdhënie me jashtë në  Vetëvendosje, Boiken Abazi në një postim të tij dy orë pas mesnatës ka bërë thirrje për heqjen nga pozita të presidentit Hashim Thaçi.

Lajme

07/08/2018 09:21

“Thaçi nuk duhet dëgjuar e as duruar. Ai thjesht duhet hequr, me mobilizim” ka shkruar Abazi.

Postimi i tij vie pas përfshirjes së presidentit në debatin për ridefinimin e kufinjëve me Serbinë.