Bogdanov kishte disa hesape me Canën

Mediat kroate raportojnë se huligani serb, Ivano Bogdanov kishte disa hesape të pakryera me kapitenin e Kombëtares sonë, Lorik Canën.

Sport

19/10/2014 13:38

Siç raportojnë të përditshmet e Kroacisë, mësojmë se huligani i Serbisë, Ivano Bogdanov kishte disa hesape të pakryera me Lorik Canën.

Në një fotografi, Bogdanov shihet duke bërë me gisht në drejtim të kapitenit tonë, Canës.

Sidodoqoftë, ai u ndalua të shkonte në drejtim të tij nga disa forcat e rendit të pranishëm në stadium. Ai u kap për krahë nga disa tifozë tjerë, duke u larguar kështu në stadiumi.