Bogdani: Kjo skuadër e njohur e ka kërkuar Sadikun

Erjon Bogdani ka thënë se ka pasur interesim nga Atalanta për Armando Sadikun.

Sport

31/07/2016 20:03

Armando Sadiku vazhdon të mbetet te Zurichu, përkundër interesimit të shumë skuadrave tjera për të.

Ndihmës-trajneri i Gianni De Biasit te Shqipëria, Erjon Bogdani, ka treguar se Atalanta ka qenë njëra nga ekipet e interesuara për sulmuesin shqiptar.

“Po, për Sadikun ka pasur disa interesime. Mund të përmend Atalantën. Megjithatë, në Itali ka një rregull shumë të vështirë për ekstrakomunitarët dhe që bëhet pengesë shumë e madhe për të luajtur në këtë vend. Madje, është kryesorja”, ka thënë ish sulmuesi shqiptar në një intervistë për Panorama Sport.

Sadiku është i pakënaqur te skuadra e tij aktuale, ndërsa këtë gjë e manifestoi edhe pas golit të shënuar që në xhiron e parë në ligën e dytë zvicerane, duke mos festuar fare.