Bob Dylan, në këtë fundjavë do të pranojë çmimin Nobel për Letërsi

Bob Dylan , përpos që kishte befasuar shumë adhurues të letërsisë, ai më pas bëri bujë edhe me mosparaqitjen e tij për këtë çmim, duke mos marrë pjesë në ceremoninë kryesore të Nobel, pos dërgimit të një letre ku u pat lexuar në këtë ceremoni, shkruan KultPlus.

Bota

29/03/2017 13:48

Në Stokholm të Suedisë, në këtë fundjavë do të ndodhë një mrekulli. Pritjes së madhe që Bob Dylan të pranojë çmimin prestigjioz Nobel, po i vjen fundi, pasi që në këtë fundjavë, në një ceremoni shumë të ngushtë, vetë nobelisti do të pranojë këtë trofe, shkruan KultPlus.

Për këtë ceremoni ka njoftuar Sara Danius, sekretare e përhershme në Akademinë Suedeze, e cila ka konfirmuar se artisti 75 vjeçar do të pranojë këtë çmim përgjatë këtij vikendi.
Bob Dylan , përpos që kishte befasuar shumë adhurues të letërsisë, ai më pas bëri bujë edhe me mosparaqitjen e tij për këtë çmim, duke mos marrë pjesë në ceremoninë kryesore të Nobel, pos dërgimit të një letre ku u pat lexuar në këtë ceremoni.