Boateng zbulon çfarë ndodhi pasi bisedoi me Mourinhon

Jerome Boateng pranoi se kërkohej nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

12/09/2018 13:14

Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut, Jerome Boateng, ka konfirmuar interesimin e Manchester United për të gjatë merkatos së verës.

Ai ka theksuar se ka biseduar drejtpërdrejtë me trajnerin e “Djajve të kuq”, Jose Mourinho, dhe se i kishte shpjeguar atij se ende nuk e kishte vendosur nëse do të largohej nga kampionët e Bundesligës.

Boateng u shpreh se nuk e refuzoi kalimin te Manchester United, por thjeshtë nuk ishte i bindur për largimin nga bavarezët.

30-vjeçari gjatë ditëve të fundit të merkatos ishte i lidhur me një kalim te PSG, por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje për çmimin e kartonit të tij.