Boateng: Sezonin e ardhshëm do të luaj për këtë klub nga Liga e Kampionëve

Jerome Boateng ka konfirmuar të ardhmen e tij.

Sport

25/05/2017 12:02

Jerome Boateng nuk do të largohet nga Bayern Munich.

Mbrojtësi gjerman ka mohuar spekulimet e fundit duke konfirmuar qëndrimin e tij në Allianz Arena edhe për sezonin e ardhshëm.

“Plani im i vetëm është që të qëndrojë këtu në Bayern”, ka thënë Boateng për Sport Bild.

“Vetëm pak klube në botë e kanë të njëjtin reputacion dhe traditë si Bayern. Nuk kam luajtur aq shpesh sa kam dashur, prandaj është normale që nuk jam i lumtur. Por, tani do ta përdor pushimin për t’u përgatitur 100% për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar ai.

Kontrata e Boateng me Bayern skadon në qershor të vitit 2021. /Lajmi.net/