Boateng qan për Milanin

Kevin-Prince Boateng ka pranuar se mënyra e largimit të tij nga Milan i ka lënë një “plagë rë hapur” dhe thotë se telashet aktuale të Rossonerëve e bëjnë të qan. Reprezentuesi ganez ishte largim i befasishëm nga klubi në fillim të këtij sezoni, duke iu bashkuar Schalke 04, por ai vazhdon të jetë përkrahës i…

Sport

05/02/2014 07:00

Kevin-Prince Boateng ka pranuar se mënyra e largimit të tij nga Milan i ka lënë një “plagë rë hapur” dhe thotë se telashet aktuale të Rossonerëve e bëjnë të qan.

Reprezentuesi ganez ishte largim i befasishëm nga klubi në fillim të këtij sezoni, duke iu bashkuar Schalke 04, por ai vazhdon të jetë përkrahës i madh i gjigantit italian dhe ndjen dhimbje kur e sheh skuadrën aktualisht në pozitën e dhjetë në Serie A.

“Milani për mua është ende një plagë e hapur”, deklaroi mesfushori ofanziv për Chi.

“I përcjelli të gjitha ndeshet në televizion dhe më rrjedhin lot në sy kur e shoh pozitën në tabelë. I kam shkruar një mesazh trajnerit të ri Clarence Seedorf duke i uruar fat dhe ende jam në kontakt me ish bashkëlojtarët e mi”, shtoi ai.

Boateng beson se Seedorf mund të përmirësojë gjendjen në Milan, edhe për shkak të sulmuesit Mario Balotelli.

“Ai është aq i fuqishëm sa që duhet të jetë i vetëdijshëm për aftësitë e tij, ai do të bëhet më i miri në botë”, përfundoi Boateng.