Boateng largohet nga Bayern Munich, befason me klubin e ri (FOTO)

Jerome Boateng mund të transferohet në Serie A.

Merkato

07/09/2017 15:23

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munich duke u transferuar në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi gjerman dëshiron të ndërrojë mjedis. Andaj, e ardhmja e tij mund të jetë në Inter, përcjell “lajmi.net”.

Klubi milanez pret një shans për transferimin e Boateng, të ndihmuar nga kualifikimi i mundshëm në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/