Boateng kthehet në Serie A

Sassuolo ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për rikthimin e Kevin Prince Boateng.

Sport

03/07/2018 09:05

Kevin Prince Boateng është pranë rikthimit në Serie A.

“Sky Sport” raporton se Sassuolo ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për rikthimin e mesfushorit në Itali.

Boateng ka të kaluar të suksesshme nga Serie A ku luajti me shumë sukses te Milan, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka vendosur të rikthehet në Serie A duke pranuar ofertën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto de Zerbi. /Lajmi.net/