Boateng: Kështu e eliminojmë Barcelonën

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng kërkon një paraqitje të madhe në mënyrë që ta eliminojnë Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

02/05/2015 10:49

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka thënë se skuadra e tij duhet të bëjë një paraqitje të madhe në mënyrë që ta eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti bavarez humbi me penallti nga Borussia Dortmund dhe u përshëndet nga Kupa e Gjermanisë të martën.

Dhe, Boateng u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që mos ta përsërisin më paraqitjen ndaj Dortmundit.

“Barcelona është një prej ekipeve më të mira në botë dhe na nevojitet një paraqitje e madhe për t’i eliminuar”, deklaroi Boateng për “Kicker”.

“Nëse luajmë njësoj si kundër Dortmundit, nuk kemi nevojë të shkojmë fare në Barcelonë”, u shpreh ai.