Boateng e Satta planifikojnë martesën

Melissa Satta e Kevin-Prince Boateng shumë shpejt mund të martohen. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja italiane, në intervistën për të përjavshmen ‘Chi’, ku ka shpjeguar se është e qetë dhe e lumtur që i fejuari i saj është ndarë definitivisht nga ish gruaja e tij. “Kevin e ka fituar divorcin nga gruaja e parë, Jennifer.…

ShowBiz

13/12/2013 07:00

Melissa Satta e Kevin-Prince Boateng shumë shpejt mund të martohen. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja italiane, në intervistën për të përjavshmen ‘Chi’, ku ka shpjeguar se është e qetë dhe e lumtur që i fejuari i saj është ndarë definitivisht nga ish gruaja e tij.

“Kevin e ka fituar divorcin nga gruaja e parë, Jennifer. Tash mund të martohemi dhe ta shtojmë familjen”, shpjegoi Satta, e cila i ka postuar në Instagram disa fotografi, ku shihet me barkun e saj pesëmuajsh shtatzënë.

Çifti i ri e pret një vajzë ose djalë, që pritet të lind në maj të vitit 2014. Ata së fundmi e kanë blerë një shtëpi në Milano, në zonën Porta Venezia, edhe pse për momentin futbollisti ganez është pjesë e ekipit Schalke 04 dhe jeton në Gjermani.

Në anën tjetër, Satta siguron se i dashuri i saj do të vazhdojë të luajë për një kohë të gjatë dhe ajo është e gatshme ta ndjek dhe ta mbështesë gjithmonë.

“Kevin do të luajë futboll për shumë kohë. Ai ëndërron një aventurë në kampionatin amerikan apo atë në Emiratet e Bahkuara Arabe. Dhe, unë do të jem gjithmonë me të”, përfundoi ajo.