Boateng e ‘kafshon gjuhën’ kur pytet për lojtarin më të mirë në botë

Kevine Prince Boateng është detyruar të bije në kundërshtim me veten pas transferimit te Barcelona.

Sport

22/01/2019 14:58

Kevin Prince Boateng është detyruar të ndryshojë deklaratën e tij të bërë vite me parë për Barcelonën dhe Real Madridin.

Sulmuesi ganez kishte thënë se ëndrra e tij është që të luante për Real Madridin dhe se Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i mirë në botë.

Por, gjatë prezantimit te Barcelona, Boateng është pyetur nëse ende ka mendimin e njëjtë që portugezi është lojtar më i mirë se argjentinasi.

“Unë jam nojtar i Barcelonës dhe lojtari më i mirë në botë është Messi, më i miri në univers,” tha ai, përcjell lajmi.net.

“Ai e ka treguar atë për 10 vitet e fundit. Unë shpresoj se mund të qëndroj më gjatë “, ka shtuar më tej ganezi. /Lajmi.net/