Boateng ‘dridh’ Bayernin

Jerome Boateng duket se është afër largimit nga gjiganti bavarez.

Sport

19/08/2018 22:34

Për shërbimet e mbrojtësit gjerman po interesohet skuadra e PSG.

Është Uli Hoeness ai që ka deklaruar se mbrojtësi ka adresuar kërkesën për largim tek presidenti Rummennige.

“Jerome i ka thënë presidentit se dëshiron sfida të reja. Është 50/50 por do të ishim të lumtur nëse ai qëndron. Është lojtar fantastik” ka deklaruar Hoeness.

Ish mbrojtësi i Manchester City i është ofruar gjatë kësaj vere edhe skuadrës së Manchester United, por drejtuesit e United e donin vetëm në formë huazimi.

Paris Saint Germain dhe Bayern Munich kanë afat deri më 31 gusht që ta mbyllin marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit 29 vjeçar. /Lajmi.net/