Boateng: Bayern ka një problem me Realin dhe Barcelonën

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng ka thënë se skuadra dëshiron t’i hakmerret Real Madridit dhe Barcelonës për eliminimet nga Liga e Kampionëve në dy sezonet e fundit.

Sport

26/08/2015 13:16

Jerome Boateng ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij nga Bayern Munich janë ende të dëshpëruar për eliminimin nga Liga e Kampionëve në dy sezonet e fundit.

Real Madrid i rrëzoi më 2013/14 kurse në edicionin e kaluar nuk arritën ta tejkalojnë Barcelonën.

Andaj, Boateng ka thënë se Bayern dëshiron të hakmerret në vazhdim.

“Ne jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve gati çdo vit”, deklaroi qendërmbrojtësi gjerman, para shortit të fazës së grupeve në Monaco, të enjten.

“Por, mënyra se si jemi eliminuar ishte e rëndë. Andaj, synimi ynë është të kthehemi në finale, këtë sezon”, shtoi ai.

“Titulli më i rëndësishëm për ne është Bundesliga por Liga e Kampionëve është diçka e veçantë, një trofe që të gjithë dëshirojnë ta fitojnë. Por, ka skuadra tjera të mëdha në Ligën e Kampionëve që i takojnë një niveli shumë të lartë. Andaj, ne duhet të luftojmë kundër tyre”, përfundoi Boateng.